Capital T është një ndër artistët më të preferuar e më të njohur të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja. E sikur të mos mjaftonte gjithë ky sukses, ai vetëm pas pak ditësh do të mbajë një koncert madhështor në Kosovë.

Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga koncerti i Capital T. Më 11 gusht në Prishtinë, artisti do t’i dhurojë fansave të tij një mbrëmje ndryshe, të mbushur me emocione dhe këngë të bukura.

E mes shumë emrash të njohur të artistëve shqiptarë, tashmë kemi dhe një surprizë nga Kapo. Në ‘Time Capsule II’ do të jetë dhe reperi Akon, i cili pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në 11 gusht. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.