Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Kapo padyshim që ka qenë gjithmonë pranë publikut dhe fansave të tij duke sjellë herë pas here këngë shumë të dashura që janë kthyer në hite.

Artisti gjithashtu ka qenë mjaft i angazhuar kohët e fundit me projekte të reja. E tani ai sapo na zbuloi dhe surprizën e radhës.

Ditën e sotme artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5. “KAPO”  “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses.

Me këtë rast Capital T ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e tij të 6-të, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi artisti është ende duke punuar për të.