I kontaktuar nga “Top Awards”, i pari i klasifikimit javor shprehet super i kënaqur, por aspak i surprizuar që është në krye të “The Top List”. Hitmani i këngës që po korr sukses dhe klikime pafund në “Youtube”, është pikërisht këngëtari. “Hitman” është heroi i paepur, i vendosur në qëllimet e veta, gati për të sunduar në çdo kohë.

“Me hitet e mia, unë eliminoj pseudo-artistët”, shprehet reperi.  I bindur në suksesin e tij, Capital T tregon se qëllimi i muzikës së tij është të tregojë artin e vërtetë, i cili fatkeqësisht sot gjendet i rrezikuar nga ata që po prishin tregun muzikor! “Hitman” është njeriu i hiteve, nuk ka asgjë që e ndal tashmë të legjitimojë suksesin e tij!