Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Kohët e fundit artisti ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja. E sikur të mos mjaftonte gjithë ky sukses, ai vetëm pas pak ditësh do të mbajë një koncert madhështor në Kosovë.

Por gjithsesi, këngët e reja prej tij nuk dinë të ndalen. Së fundmi Kapo ka sjellë projektin e tij më të ri që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Capital T ka sjellë një ndër hitet e kësaj vere, duke mos e lënë pas stilin e tij unik të krijimit në këngën e re “Malli Mka Marr”. Pikërisht me këtë hit, reperi ka arritur një pozicionim mjaft të mirë në listë, duke u renitur në vend të pestë për këtë javë.