Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij. Së fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të ri pak pas suksesit me bashkëpunimin me Alban Skënderaj.

Surpriza që Kapo përgatiti për ndjekësit ishte një projekt solo, një ndër të paktat projekte që nuk është një duet pasi kjo verë padyshim na ka sjellë shumë të tilla. E lidhur me këtë, artisti ka zgjedhur të ‘thumbojë’ kolegët e tij me anë të një postimi në Instastory, teksa shkroi:

Vera e bashkëpunimeve, unë po vij vetë.

“Dukat” titullohet projekti i tij më i ri që është pëlqyer shumë nga fansat dhe që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë, duke u renditur kështu në vend të 34-të.