Capital T vjen sërish me projekte të reja, dhe jo dosido. Tashmë e kemi mësuar që artisti di të sjellë vetëm hite. Dhe ja ku vjen me “Hera e fundit”, një projekt disi më ndryshe nga të tjerët, po që është një sukses i garantuar.

Reperi ka zgjedhur të eksperimentojë këtë fundvit me një rrymë të cilën nuk e kishim dëgjuar në këngët e tij të mëparshme. Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga vetë Trimi.

Klipi është realizuar në një formë filmi të shkurtër nga Ajola Xoxa, ku skena tregon një vello nusërie e cila digjet në zjarr së bashku me ëndrrat e përbashkëta të çiftit. Fansat e kanë pritur shumë pozitivisht projektin e tij të ri dhe shprehen se i adhurojnë notat e ngrohta muzikore të kësaj kënge.

Megjithatë kishte edhe prej tyre që i qëndrojnë akoma besnikë këngëve të tij të mëparshme, pasi hip-hopi është rryma që e karakterizon si një ‘Hitman’ të muzikës shqiptare. ”Hera e fundit” renditet në vend të 7-të për këtë javë.