“Bongo” është projekti muzikor i dyshes së talentuar Capital T dhe Dhurata Dora, i publikuar në muajin qershor të këtij viti. Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga publikimi, kjo këngë vazhdon ende të preferohet dhe votohet nga publiku shqiptar.
“Bongo” është bërë pjesë e klasifikimi të “The Top List” rreth 15 javë më parë, e cila edhe pse nga java në javë ka ndryshime në renditje, kjo javë ka rezultuar e suksesshme pasi kënga është ngjitur me 4 pozicone. Duket se bashkëpunimi i dyshes nuk di të mposhtet pasi pavarësisht prurjeve të reja që janë bërë pjesë e Top Listës, Capital T dhe Dhurata Dora kanë mundur t’i rezistojnë konkurrencës.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, Capital T u përfol se do të vinte në një bashkëpunim me Elvana Gjatën, por duket se gjithçka mbeti në kuadrin e një thashethemi. Ndërsa Dhurata Dora raportohet të jetë duke punuar për një projekt muzikor së bashku me Samantën dhe Gent Fatalin por ende nuk ka një konfirmim nga ana e 3 artistëve.