Me sa duket Butrint Imeri dhe këngëtarja me origjinë greko-shqiptare Eleni Foureira kanë vendosur t’i mbajnë edhe për pak në ankth fansat e tyre.

Nga stafi menaxherial mësuam se së shpejti do të dalë trailer-i i këngës së shumëpritur “Delicious”. Ndërkohë, ju duhet akoma të prisni për versionin e plotë të këngës. Ajo që dimë deri tani është se bëhet fjalë për një këngë ritmike, ku dy protagonistët kryesorë përveçse në këngë, do i shohim edhe duke kërcyer. Kënga është anglisht dhe ritmet e saj janë dance dhe R&B. Sapo trailer-i të publikohet, do ta gjeni menjëherë në faqet tona zyrtare.