Duket se një “luftë” e vërtetë ka nisur mes artistëve shqiptar dhe kjo vërtetohet nga projektet e reja muzikore që janë publikuar javët e fundit. 6 prurje të reja muzikore janë bërë pjesë e Top Listës për këtë javë duke lënë jashtë disa prej projekteve më jetëgjatë të këtij klasifikimi.

“Hip Hop” është kënga që mbizotëron klasifikimin e 20 këngëve më të preferuara të publikut shqiptar, ku duket se treshja MC Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula kanë goditur në shenjë me stilin “old school hip hop”.

Befasues është fakti se 4 prurje të reja të kësaj javë janë pozicionuar në pesëshen më kryesore të “The Top List” duke zhvendosur disa nga këngët që për javë të tëra kanë kryesuar renditjen.

Nuk kanë mundur të rezitojnë konkurrencës Noizy ft. Varrosi, Enca, Dren Abazi, Gjiko dhe MC Kresha së bashku me Lyrical Son duke mbetur jashtë klasifikimit të kësaj jave.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 27-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. MC Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  2. Alban Skenderaj – Duart Lart
  3. Enca ft. Noizy – Bow Down
  4. Janex – Memories
  5. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  6. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
  7. Noizy – The baddest
  8. Besa ft. Flori – 123
  9. Ledri Vula – Kings
  10. Era Istrefi – Bonbon
  11. Blunt ft. Real – Rambo
  12. Capital T – Hitman
  13. Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo
  14. Kida – Ja kem nis
  15. NRG Band ft. Dj Aldo – Mos u nal
  16. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
  17. Blasta – Bonu gati
  18. Noizy – Grande
  19. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
  20. 2TON– Mu kujtove dje