Fama e “Bonbon” prej kohësh ka marrë një vëmendje botërore dhe duket se tashmë ajo ka rënë në duart e DJ të famshëm marshmello.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Era Istrefi ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se DJ do të sjellë një version “remix” të superhitit “Bonbon”.

Ndërkohë që ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve në kanalin e “Youtube”, rreth një muaji më parë Istrefi ka publikuar edhe versionin anglisht të këngës së suksesshme.

https://m.youtube.com/watch?v=i7Hh3zcQyuo