“Shqipet Nalt” titullohet projekti më i ri muzikor i reperit të njohur BimBimma, i cili është pjesë e albumit të ri me titull “Bima”. Artisti ka vendosur që përmes kësaj kënge të re të japë një mesazh tepër “të rëndësishëm” për kombin shqiptar por jo vetëm.

Ai ka mbledhur të famshëm dhe të zakonshëm për videoklipin e kësaj kënge që do të ishte fushata e duhur publicitare se si të bëjmë shqiponjën me duar.

E publikuar në javën e fundit të shtatorit, “Shqipet Nalt” është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë, duke u renditur ne vendin e 13-të, një pozicion mjaft i favorshëm për një hyrje të re muzikore.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, artisti ka paralajmëruar albumin e tij të ri, i cili pritet të publikohet në muajin janar të vitit të ardhshëm.