“M’Vini Onash” titullohet projekti i tij më i ri muzikor i publikuar rreth 2 javë më parë. Duket se kjo punë e re e Big Bastës, e cila është paksa ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë nga ai, është pritur shumë mirë për publikun shqiptar. Edhe pse është java e parë që “M’Vini Onash” është bërë pjesë e “The Top List”, ajo ka arritur të pozicionohet mirë në klasifikimit e 20 këngëve më të preferuara të muzikës moderne shqiptare.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Select”, Big Basta ka folur rreth këtij projekti muzikor si dhe këngëve të reja që priten të publikohen së shpejti.
“M’vini Onash” ka ardhur si rezultat i disa materialeve që kam patur në studio. Pasi dëgjova “beat-in”, menjëherë u ula për të shkruar tekstin pasi dihet që tingujt të frymëzojnë më shumë për të shkruar një tekst”, është shprehur këngëtari.
“Me këtë këngë vi ndryshe, duke dalë paksa nga personaliteti im pasi pëlqeja dhe vazhdoj ta pëlqej repin “old school” por më këtë këngë dua t’ju tregoj të gjithëve se di ta bëj edhe këtë muzikë tjetër, madje di ta bëj shumë mirë”, shton Big Basta.
“Për kët vit kam ardhur “i armatosur” pasi do vi me disa projekte të reja”, zbulon artisti, i cili së fundmi është bërë pjesë e një labeli tepër të rëndësishëm në New York “360M Records”. Ky label ka bërë të mundur që kënga e tij e fundit të dëgjohet dhe të pëlqehet në mbarë botën.