Pasi performoi dy nga hitet e saj të reja në “A Live Night”, “Si kalama” dhe “Machoman”, të gjithë ishim shumë kuriozë për t’i parë të përfunduar këto projekte. Tashmë ato janë publikuar dhe Besa nuk na ka zhgënjyer aspak, ishin tamam ajo që prisnim.

“Si kalama” vjen si një bashkëpunim me Lyrical Son ndërsa “Machoman”, solo. Kanë kaluar muaj që kur ne i dëgjuam këto këngë për herë të parë dhe ramë në dashuri me dëgjim të parë.

Ne të gjithë mezi po prisnim që të publikoheshin këto dy projekte dhe jo më kot pati një sukses të tillë që javën e parë. “Si kalama” dhe “Machoman” arritën që të pozicionoheshin menjëherë në vend të pestë këtë javë, por gjasat janë që të vazhdojnë ngjitjen, duke parë dhe impaktin e madh që pati tek publiku.

Një punë e madhe në grup duket se i tregoi shumë qartë frytet e suksesit të këtyre dy këngëve. Ju paralajmërojmë, “Si kalama” dhe “Machoman” do t’ju bëjnë të ‘harroni’ momentalisht çdo këngë tjetër dhe të ‘fiksoheni’ vetëm tek to.