Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Nuk dihet se për çfarë arsye, por Besa bëri një pauzë gati 1-vjeçare duke mos sjellë asnjë prurje të re.

Mirëpo, pritja duket se mori fund! Pak më parë, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një karusel fotografish, teksa krahas tyre zbuloi surprizën e madhe për të cilën mund të themi me plot gojë se ja vlejti pritja. Artistja nuk ka qenë shumë aktive, pasi është marrë me albumin e saj më të ri, i cili do të jetë një “epokë e re” për Besën.

Album i ri, epokë e re. 

Fansat kanë aluduar se ndoshta Besa mund të jetë edhe duke na zbuluar se po nis një karrierë ndërkombëtare. Gjithsesi, ne na mbetet të presim për detajet që do të tregojë në ditët në vijim.