Ky është padyshim viti i bashkëpunimeve në muzikën shqiptare. Bashkëpunimi më i ri vjen këtë herë mes Besa Kokëdhimës dhe Flori Mumajesit.

Klipi i këngës së tyre më të re është duke u xhiruar në Kosovë, por ende nuk ka të dhëna për llojin e këngës. I vetmi detaj që zbulon raportin muzikor mes këngëtarëve është kjo foto e postuar sot në Instagramin e këngëtares, ku ajo gjendet gjatë xhirimeve të klipit.