Në kuadrin e 15 vjetorit të platformës më të suksesshme në vend, Digitalb, janë organizuar aktivitete të shumta si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Ndër të gjitha eventet e bamirësisë, një ndër ndihmat që Digitalb ka bërë së fundmi është mbështetja e nismës për blerjen e një inkubatori për bebet prematurë në maternitetin “Koço Glozheni”.
Pas një periudhe të ngarkuar me aktivitete dhe evente, momenti i shumëpritur po afron pasi gjithçka do të kulmojnë në një koncert madhështor në Sheshin Skëndërbej.
Nëse ende nuk e keni vënë alarmin për të kujtuar këtë ditë të veçantë, duhet ta bëni patjetër pasi 15 Korriku do të jetë një ditë e paharrueshme e të gjithë shqiptarëve. Një prej koncerteve më të mëdhenj të vitit ngre siparin në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej dhe gjithçka që duhet të keni është vetëm energji për të kërcyer pasi të tjerat janë falas.
Emra të njohur të muzikës moderne shqiptare do të mblidhen në kryeqytet për të sjellë atmosferën më fantastike që i nevojitet të gjithëve në këto temperatura të larta.
Ronela Hajati, Vedat Ademi, Young Zerka, Lyrical Son, MC Kresha, Alban Skënderaj, Ledri Vula, Jericho, Kida, Yll Limani, Elvana Gjata, Tayna dhe Aurela Gace janë artistët që do të ngrejnë në këmbë publikun shqiptar me performancat e tyre.
Ndërkohë që ka filluar numërimi mbrapsht, mos harroni se gjithçka që ju duhet për 15 Korrikun është energji, energji dhe vetëm energji ndërsa për të tjerat ka menduar platforma që bashkon të gjithë shqiptarët, Digitalb.