Ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit, ku për 2 javë renditet në krye të tij. Bëhet fjalë për projektin e suksesshëm të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, “Beautiful”, një këngë jo vetëm me një muzikë të bukur por edhe me një tekst të mrekullueshëm.

Për këtë javë një sukses të madh ka patur dhe kënga më e re e Xhensilës, “High Love”, e cila është ngjitur më 13 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë të Top Listës.

Sa i përket hyrjeve të reja muzikore, për këtë javë nuk kanë qënë të shumta. Vetëm dy projekte muzikore janë bërë pjesë e klasifikimit, Mateos Froku me “M’ka Bo Like” dhe Ardit Cuni ft. Vesa Smolica me “Jena Na”. Ndërkohë kanë mbetur jashtë, bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Eleni Foureira “Delicious” si edhe Lumi B “Aha Aha”, i cili nuk ka mundur ta përballojë konkurrencën, duke qënë vetëm për një javë në “The Top List”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 33-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  2. Xhensila – High Love
  3. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  4. Alban Skenderaj – Engjell
  5. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  6. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  7. Elvana Gjata – Njesoj
  8. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  9. Renis Gjoka – Po tani?
  10. Alban Skenderaj – Duart Lart
  11. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  12. Butrint Imeri – E Jona
  13. Offchestra – Pa jelek
  14. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  15. G4shi – Rose Gold
  16. Yll Limani – Pritem se po vi
  17. Mateos Froku – M’ka Bo Like
  18. Janex – Memories
  19. Young Zerka – Love
  20. Ardit Cuni ft Vesa Smolica – Jena na