Kanë kaluar thuajse 2 vite që nga projekti i fundit i Beatrix Ramosaj, e cila tërhoqi vëmendje në atë kohë me këngën “Dhoma 609”, në të cilën këngëtarja erdhi më ndryshe se zakonisht. Ky projekt muzikor rezultoi tepër i suksesshëm, ku përveçse u kualifikua në mbrëmjen finale, ajo gjithashtu u vlerësua me çmimin “Top Albania Radio”
Pas një pauze në muzikë, Beatrix ka vendosur të rikthehet më në fund me një projekt të ri muzikor, i cili duket se e ka rikthyer mjaft mirë këngëtaren.
“Pa ndjenjë” titullohet prurja më e re e Ramosaj, e cila mban vulën e “Tull Production”.
Ndërkohë që artistja ka ngritur temperaturat e kësaj vere akoma më shumë me performancën e saj në klipin e kësaj kënge, duket se publiku nuk ka qënë gati për këtë video të Beatrix, e cila u mërzit nga batuta e bërë gjatë ceremonisë së “Top Music Awards”, ku u tha se Beatrix nuk ishte më e virgjër, referuar një deklarate të bërë nga ajo, një vit më parë, në “Top Fest 12”, duke thënë se ishte e virgjër.
E gjendur mes kritikave por edhe komplimenteve, projekti më i ri i Beatrix ka mundur të marrë sugjerime maksimale në topawards.top-channel.tv, duke bërë që “Pa ndenjë” të futet në klasifikimit e “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Beatrix për këtë javë renditet në vendin e 32-të, se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë, në programin “The Top List”.