Suksesi i projektit më të ri të Beatrix Ramosaj ka qënë i jashtëzakonshëm këtë jave.
Pas një pauze në tregun muzikor, Breatrix u rikthye me këngën e saj më të re të titulluar “Pa ndjenje”, e cila duket se menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Ky projekt muzikor, u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit falë sugjerimeve të fansave. Por duket se publiku e ka ndjerë mungesën e projekteve të Beatrix pasi ai e ka pritur mjaft mirë prurjen e re të këngëtares, duke e votuar atë pafund.
Edhe pse është kritikuar për pamjen e saj super seksi në videon muzikore të këngës, “Pa ndjenje” gjatë kësaj jave është ngjitur me 29 pozicione, duke u renditur në treshen e këngëve më të nxehta të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.
Ndërkohë që këtë javë mban vendin e tretë, Beatrix është shumë pranë majës së klasifikimit, duke lënë të nënkuptohet se në javët e ardhshme ajo mund të mposhtë Elvanën, e cila prej 4 javësh nuk i ndahet kreut të “The Top List”.