Rikthimi i Beatrix Ramosaj ka qënë padiskutim i fuqishëm dhe këtë e vërtetojnë më së miri publikimet e saj më të fundit muzikore.
E publikuar rreth 5 muaj më parë, “Dancing with the Devil” u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili e mbështeti falë votave në klasifikimin e “Top Awards”, duke arritur të pozicionohet në zonën e nxehtë të listës.
Beatrix ka vendosur të mos ndalet dhe të vijojë të surprizojë të gjithë fansat e saj dhe kësaj radhe me një këngë dedikuar vajzave, të titulluar “By my side“.
“Kjo është një këngë për vajzat”, shkruan bashkangjitur klipit promovues Beatrix Ramosaj.
Teksti i këngës tregon marrëdhënien e shkëlqyer që vajzat kanë me njëra-tjetrën, duke i besuar aq shumë sa japin edhe jetën.
I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.
Kënga është mirëpritur dhe është komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale, duke e krahasuar qartazi me një projekt ndërkombëtar.
“By my side” ka debutuar në vendin e 32-të për këtë javë, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.