Edhe pse u kritikua për mënyrën se si erdhi në këtë projekt muzikor, e vërteta është se fansat jo vetëm kanë shijuar projektin e këngëtares së tyre të preferuar por gjithashtu kanë votuar atë, duke bërë që Beatrix Ramosaj të mbajë kreun e “The Top List” për herë të parë. Pasi korri sukses me projektin muzikor “Dhoma 609”, duket se “mëkatet” dhe sukseset  e Beatrix kanë lidhje me këtë numër pasi në klipin e këngës Beatrix nuk i ndahet dhomës 609.

“Pa ndjenjë” titullohet projekti që riktheu në treg Beatrix, i cili duket se është shndërruar në kolonën zanore të këtyre ditëve të nxehta.

Ndërkohë që ka 4 javë që ndodhet në listën zyrtare të “Top Awards”, nga java në javë është vënë re një ngjitje e theksuar e këngëtares, ku më në fund Beatrix ka mposhtur Elvanën, e cila prej 5 javësh qëndronte në krye të klasifikimit.

Një super sukses këtë javë ka korrur kënga më e re e Kidës, “Pe Du”, e cila është ngjitur me 43 pozicione. Gjithashtu “Nuk je vetem” e Alban Skënderaj, ka mundur të ngjitet me 30 pozicione, duke u bërë pjesë e 5-shes më të nxehtë të klasifikimit.

Dy projekte të reja i janë shtuar “The Top List” për këtë javë. “Bitchi i Mesnatës” nga Alban Ramosaj dhe bashkëpunimi i Mixey m e Capital T, janë dy prurjet më të reja të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 84:

  1. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenjë
  2. Elvana Gjata – Forever is Over
  3. Butrint Imeri – Bella
  4. Ledri Vula – U harrum
  5. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  6. Kida – Pe du
  7. Capital T – Pse po ma lun lojen
  8. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  9. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  10. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  11. Butrint Imeri – Mona Lisa
  12. Kida – Anderr
  13. Butrint Imeri – Vec per mu
  14. DionaFona – Havera
  15. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  16. Dj Dags & PM ft. YlliLimani – Besom
  17. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  18. Endri – Si dje
  19. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  20. Stanaj – The Way I love Her
  21. Elvana Gjata ft. Capital T & 2Po2 – Lejla
  22. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  23. Flori Mumajesi ft. Elinel – Ne Shpirt
  24. Samanta – Zemren Maje
  25. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafileve
  26. Majk ft. Onat – Le t’xhelzojn
  27. Dobs ft. Armenda – Puzzle
  28. Elgit Doda – Asaj
  29. Alban Skenderaj–Dikur
  30. Ardit Cuni – Je mama
  31. LedriVula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  32. Dafina – Four Season
  33. Majk – Kcen
  34. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  35. Gjiko – Yjet nalt
  36. Lind Islami – Blla Blla
  37. Soni Malaj – Loca
  38. Besa ft. Elinel – Mosm’le me ra
  39. Ronela Hajti – Mos ik
  40. Baby G – Enough
  41. Lyrical Son & Mc Kresha – Hey Girl
  42. Argjentina Ramosaj – Pse
  43. Capital T – Uno
  44. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  45. Fifi – Limonat
  46. Alban Ramosaj – Bitchi Mesnates
  47. Ylli Limani – Ke pi sonte shume
  48. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  49. Vitmar Basha – E imja dhe e jotja
  50. Mixey ft. Capital T – Hatixhe