Beatrix Ramosaj përveç se një këngëtare shumë e talentuar, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”. Ajo së bashku me Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komenuar të momentit.

Romanca e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe dyshja shpejt mori pëlqimin e fansave, teksa kishte edhe nga ata që u kthyen kundër çiftit. Trixa dhe Donaldi kaluan shumë, pasi një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri padiskutim që do të ishte intensive. Lotë, përqafime, të qeshura, zënka e momente të ngrohta i shoqëruan çiftin përgjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “BBV”.

E ndërsa për Donaldin kjo eksperiencë e mrekullueshme vazhdon, për Trixën ndali pak kohë më parë. Por kujt do t’ia merrte mendja që çdo mendim i Trixës do të përkthehej kaq shpejt në tinguj e nota.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën e saj të re bazuar në historinë e vërtetë të dashurisë me Donaldin. Projekti i titulluar “Faj” ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga të gjithë dëgjuesit që në çastet e para të publikimit të tij. “Faj” renditet në vend të 32-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.