Ju prezantojmë me hitin e ri të cilin do të fiksoheni e do të kërceni kudo që të jeni. ”Dancer” është projekti që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Noizy vjen këtë herë me një super bashkëpunim ndërkombëtar, duke bashkuar forcat me Russ Millions, Rondodasosa dhe Capo Piaza. Ata kanë sjellë një projekt të titulluar “Dancer”, mjaft energjik dhe me potencial për të qëndruar gjatë në listat ndërkombëtare.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë me artistë të huaj për Noizy-n, pasi reperi shpesh herë na suprizon me krijime, duke i sjellë ato me emra mjaft të njohur. Por deri tani duhet thënë se ”Dancer” mund të veçohet nga të tjerët.

Vetëm në javën e parë të publikimit, ky projekt ka arritur që të pozicionohet në vend të katërt të klasifikimit nëpërmjet votave të publikut. Por jo vetëm audienca shqiptare, kjo këngë po bën namin në playlist-at ndërkombëtare.

Diçka është e sigurtë, që ky hit do të rezistojë gjatë. “Dancer” premton suksese të mëdha.