Ky vit ka nisur tepër i suksesshëm për artistin e njohur Capital T, duke publikuar disa projekte muzikore të cilat kanë rezultuara tepër të pëlqyera për publikun shqiptar.

Ndërkohë që vazhdon ende të shijojë suksesin e “Hitman”, një këngë që nuk ndalet së votuari nga fansat e tij për të qënë pjesë e “The Top List”, duke bërë kështu që për 11 javë rresht ky projekt muzikor të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Pas bashkëpunimit me Granit Derguti “Thirrem n Telefon”, i publikuar thuajse 1 muaj më parë, Kapo ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës dhe kësaj radhe ka vendosur të vijë fuqishëm me Dhurata Dorën.

“Bongo” do të titullohet projekti i ri muzikor i dyshes për të cilin ende nuk është dhënë një datë e saktë e publikimit, duke lënë kështu fansat në pritje.