Një nga zërat e rinj më të talentuar të momentit, Sardi Strugaj na ka surprizuar pak kohë më parë me postimin e tij në Instagram teksa shfaqet me këngëtaren e njohur, Luar Arani. Teksa dyshja ka postuar një ‘selfie’ në llogarinë e tyre, krahas kanë shkruar, “Veç i imi, veç e imja”.

Këto kanë nxitur dyshimet se ndoshta dy artistët po tregojnë publikisht se janë në një lidhje ose do të lançojnë një bashkëpunim, duke bërë kështu një marketing shumë të mirë të këngës. E mesa duket ka qenë kjo e dyta.

Luar dhe Sardi publikuan në fillim të këtij muaji bashkëpunimin me titull “Veç i imi”. Një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku dhe theu çdo pritshmëri. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është renditur në vend të 20-të duke mbyllur kështu Top 20.