Disa muaj më parë mediat u pushtuan me lajmin se Babastars nuk ishin më bashkë dhe disa prej ish-anëtarëve nisën të sulmonin njëri-tjetrin përmes videove të publikuara në rrjetet sociale.
Ndërkohë që të gjithë u larguan, treshja e suksesshme, Geasy, Majk dhe Onat vazhduan miqësinë e tyre pavarësisht se grupi u shpërbë. Pas disa muajsh zhurmë dhe thashetheme, treshja ka vendosur të rregullojë imazhin, duke ardhur me një projekt të ri muzikor.
“Vamos” titullohet projekti përmes të cilit Geasy, Majk dhe Onat kanë risjellë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar Babastars edhe pse tashmë janë prezantuar pa emrin e grupit.
Treshja ka ardhur mjaft ritmike, duke sjellë një këngë që i përshtatet temperaturave të nxehta të kësaj vere.
Publiku e ka mirëpritur dhe sugjeruar që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të momentit, duke u pozicionuar në vendin e 13-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në listë.