“Adresa” ka qënë projekti i tyre i fundit muzikor, i cili prej disa javësh ka qënë pjesë klasifikimit të 20 hiteve muzikore të “The Top List”, Top Awards, duke u renditur madje edhe në 5 këngët më të mira të kësaj liste.

Por ndërkohë grupi i famshëm, Asgjë Sikur Dielli, ka vendosur të vijë më një tjetër këngë, për të cilën djemtë e kësaj bande kanë kohë që po punojnë.

Kështu që do të jetë data 15 prill ku të gjithë fansat e muzikës së Asgjë Sikur Dielli, do mund të dëgjojnë punën e tyre të re. Duke mos dhënë shumë detaje lidhur me këtë projekt, një gjë është e sigurt, këta djemë të talentuar nuk dinë të zhgënjejnë.