Besojmë se emrin Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar.
Visjan Ukcenaj është diplomuar në studimet e tij Master në Akademinë e Arteve per aktrim në periudhën 2008 – 2013. Visjani ka luajtur teatër dhe film dhe prej vitesh punon në televizion si aktor komedie.
Ai ka bërë disa këngë ku ndër to do të veconte “S’ka si ti”, “Shot”, “Tjetër Botë”, “A je” dhe kënga e tij e fundit “Hana”, në bashkëpunim me Kastro Zizon, ishte projekti që e bëri të njihej dhe si një nga artistët e Top Awards.