Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve njëri prej tyre ishte edhe Visjan Ukcenaj. Aktori i njohur tregoi se Kejsi Tolën e ka njohur që kur ka qenë e ftuar në “Apartamentin 2xl” dhe shtoi gjithashtu:

Ka qenë një nga gocat që më ka bërë përshtypje gjithmonë me thjeshtësinë e saj. Një vajzë shumë e kulturuar dhe kam shumë respekt për të si person, si këngëtare dhe si artiste. 

Nuk kishte si të mos mungonin edhe pyetjet rreth show-t më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP. Aktori i njohur ka treguar që e ndjek BBV dhe ka miq të tij aty, Elvis Pupën dhe Lorenc Hasramën, i cili vendosi që të largohej vetë nga shtëpia dhe të ndërpriste rrugëtimin. Por kush do ta fitojë BBV sipas Visjanit dhe kë shikon ai si pretendent kryesor?

Për ta fituar do ta fitojë Luizi por do të kisha dëshirë ta fitonte Kristi sepse është një model ndryshe që ndoshta mund t’i jepte një qasje tjetër kulturës dhe mentalitetit shqiptar.