# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Noizy

Rigels Rajku apo Noizy siç njihet me emrin e tij të artit, ka lindur më 27 shtator 1986. Noizy është një nga artistët dhe reperët më të njohur të tregut muzikor. Ai u ngrit në famë kur lançoi albumin e tij të parë në vitin 2009. Noizy me familjen e tij u zhvendos në Londër, ku u rrit në Woolwich. Në atë kohë Woolwich njihej si një nga lagjet më të rrezikshme në Londër. Nga situata Noizy themeloi grupin e tij për vetëmbrojtje të quajtur O.T.R. Frymëzuar nga rrjedha e jetës që ai përjetoi në të kaluarën e bëri atë më të frymëzuar të ketë sukses në karrierë. Gjatë kohës së tij në Londër, ai krijoi një pasion për të marrë pjesë në “Ndeshje Rruge”, “Street Fight” (një lloji dyluftimi si lloji i boksit por pa rregulla të mirë përcaktuara) dhe gjithashtu ai ishte tepër i zoti në këtë lloj dyluftimi. Në prill 2006, Noizy merr pjesë në Top Fest 3 me këngën “Jemi OTR” dhe reperi ishte vetëm 19 vjeç. Në vitin 2009, Noizy publikon albumin “Pak më ndryshe” me 16 këngë pa videoklipe. Në vitin 2010, artisti publikon albumin “Most Wanted (Mixtape)”. Në vitin 2011, ai publikon albumin “Living Your Dream”. Albumi i treti në karierën e Noizy-t, doli në shitje pa CD. Mes shumë projektesh mjaft të suksesshme si solo ashtu edhe në bashkëpunim me artistët më në zë shqiptarë por dhe të huaj, Noizy numëron dhe albume të tjera, si “Do You Remember Me?” në 2012, “The Hardest In The Market” në 2014, “The Leader” po në 2014, “Zin City”në 2016 dhe “Epoka” në “2019”. Noizy hyn në klasifikimin e Top Awards më 23 Korrik 2022 me dy projekte njëkohësisht, “Alkool” në bashkëpunim me Yll Limanin dhe “Edhe një natë” me Xhensila Myrtezaj.

NEWS

Mes pasionit për kinemanë dhe suksesit në muzikë, Noizy: Nuk jam reperi më i mirë, por kam më shumë disiplinë nga të gjithë!

I ftuar special në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ka qenë Noizy. Gjatë intervistës, ai ka folur për projektet e tij më të fundit muzikore, jetën personale dhe rrugëtimin e gjatë në skenën shqiptare. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe energjinë karakteristike, Noizy ka ndarë edhe momente të veçanta...

Menjëherë në vend të dytë, “Nero” i Konstantinos Argiros dhe Noizy, një urë kulturore…

Në një bashkëpunim që surprizon dhe bashkon dy botë të forta muzikore të Ballkanit, superylli grek Konstantinos Argiros dhe ikona e repit shqiptar Noizy kanë publikuar këngën e tyre të re “Nero”. Kënga është më shumë sesa thjesht një duet – është një urë kulturore, që përzien identitete të dallueshme...

Çfarë po gatuajnë sërish Noizy dhe Loredana?!

Tre vite pasi publikuan një prej këngëve më të suksesshme, “Heart Attack”, Noizy dhe Loredana kanë vendosur të ribashkojnë forcat në një tjetër projekt muzikor. Dyshja, që prej kohësh njihen për miqësinë e tyre të fortë, e kanë bërë publik lajmin përmes postimeve në Instagram, duke konfirmuar se një duet i...

Nuk ishit gati për këtë! Noizy sjell shumë shpejt bashkëpunimin me Kostantinos Argiros!

Noizy do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur grek Kostantinos Argiros. Këtë lajm e kanë bërë të ditur të dy ata përmes postimeve në Instagram, duke treguar kështu se kënga do të titullohet ‘Nero’ që do të thotë ujë dhe do të publikohet në datën...

Capital T apo Noizy, kush është pëlqyer më shumë në javën e debutimit?!

‘Artileria e rëndë’ zbret në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Dy artistë të mëdhenj e shumë të dashur për publikun vijnë në listën e javës me projektet e tyre. Po flasim për Capital T dhe Noizy. Dy artistët kanë ardhur me dy bashkëpunime të reja brenda javës....

Tuna & Bardhi apo Kida & Noizy, cilin bashkëpunim ka pëlqyer më shumë publiku?!

Java që lamë pas ka sjellë dy prej bashkëpunimeve më të komentuara dhe më të dëgjuara në muzikën shqiptare: “Xheloz” nga Tuna dhe Bardhi, si dhe “Mama” nga Kida dhe Noizy. Të dyja këngët kanë bërë bujë që në momentet e para të publikimit, duke treguar se energjia dhe kreativiteti...

Plot ndryshime në Top 5, ja lëvizjet nga java e kaluar!

Pas disa javësh në vend të parë, Gjesti bie nga ‘froni’ i klasifikimit të “The Top List”. Kreun ia rrëmben këtë javë Noizy me një nga projektet e tij më të fundit. “Çantën” është një nga nga këngët e albumit të ri të Noizyt, që është publikuar së fundmi dhe...

A mund të jenë problemet ligjore të Noizyt strategji për albumin që doli sapo u arrestua?!

Një incident i pakëndshëm i ndodhi reperit të njohur Noizy javën e kaluar, lidhur me disa probleme ligjore në Zvicër. Artisti, kishte paralajmëruar se do të performonte në një klub nate në Zyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit, kur u arrestua në Aeroportin...

“Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Arrestimi në Zvicër, reagon Noizy: Autori do përballet me pasojat...

Pas lajmeve që qarkulluan mbi arrestimin e tij në një club në Zvicër para performancës së planifikuar, reperi i njohur Noizy ka reaguar publikisht përmes një deklarate në rrjetet sociale. Noizy thekson se autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasoja ligjore, “deri në dënimin maksimal që parashikon ligji...

Noizy ka diçka për të thënë për veten - dhe ka kaq të drejtë!

Në skenën muzikore shqiptare, pak artistë kanë arritur të mbajnë vazhdimisht vëmendjen e publikut siç ka bërë Noizy. Me çdo projekt të ri, ai sjell jo vetëm muzikë, por edhe një imazh të fuqishëm dhe një qëndrim që reflekton vetëbesim, përkushtim dhe sukses. Kënga “Icon” është një shembull i qartë...

Java e më shumë hyrjeve dhe bashkëpunimeve 'big', ja e preferuara e publikut... 

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Elgit Doda dhe Noizy rikthehen bashkë në “The Top List” me një hit!

Një bashkëpunim që përmbledh dy botë të ndryshme muzikore, i bashkohet “The Top List” këtë javë. Baladat sentimentale të Elgit Dodës dhe energjia urbane e Noizyt, bëhen sërish bashkë në një tjetër projekt. Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një super hit, që e dimë që do bëjë namin....

“N’dashni keni ra” me këngën e re të Noizyt, direkt në Top 10!

Noizy surprizon me projektin e tij më të ri. “Dashni ke ra” mban titullin kënga që e sjell atë në klsifikimin e javës të “The Top List”. Ky projekt e nis me këmbën e mbarë albumin e ri të artistit, “Icon”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur dhe kanë zbritur më shumë brenda javës!

Kjo javë u karakterizua nga ndryshimet të mëdha. Disa nga projektet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në pozicionim e disa të tjera kanë pësuar një rënie të konsiderueshme. Ndiqni më poshtë se cilat janë ato… Bletapërtace – Pa filter (+44 vende) Noizy – Follow You (+39 vende) Ibro Deli...

Noizy rivjen fuqishëm në listën e javës!

Noizy rikthehet më fuqishëm se kurrë! Kjo javë e sjell atë jo me një, por me dy projekte të reja në “The Top List”. Pasi kishte kohë që e kishte paralajmëruar, reperi publikoi këngën e shumëpritur “Follow You”, këngën e parë të albumit të tij të ri, e cila ishte...

Noizy me surpriza, sjell 'dhuratën' e shumëpritur për fansat e tij!

Noizy vjen me plot surpriza për të gjithë fansat e tij. Pas njoftimit për një koncert të madh në Athinë, reperi tani ka paralajmëruar projektin e tij të ardhshëm muzikor. Kënga e tij e parë nga albumi i ri “Icon”, do të dalë më 8 nëntor. Refreni i kësaj kënge...

Noizy njofton për fansat koncertin e tij spektakolar në zemër të Athinës!

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Noizy ka njoftuar ditën e djeshme koncertin e tij të parë në stadiumin ikonik “AEK” të Athinës, që do të mbahet më 16 nëntor. Ky event pritet të mbledhë mijëra fansa shqiptarë dhe grekë, duke ofruar një natë të mbushur me...

“Djalë i besës”/ Stresi flet nga arratia për raportin me Noizy-n!

Stresi, emri i vërtetë Arkimed Lushaj, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, edhe pse është në kërkim nga policia e Kosovës për akuzat e dhunës në Pejë. Së fundmi, ai ka përdorur platformën Instagram për të organizuar një sesion ‘pyetje-përgjigje’ me ndjekësit e tij. Ky aktivitet ka shkaktuar interes...

Dikur rivalë, sot Noizy mbështet Ledri Vulën: “Një dhe i vetmi…”

Dy reperët shqiptarë, Noizy dhe Ledri Vula, jo gjithmonë kanë patur raporte të mira me njëri-tjetrin. Ka qenë Noizy ai që fillimisht i bëri një “diss” Ledrit, ndërsa në anën tjetër, të dy ishin në grupe të ndryshme rivalë, OTR dhe Babastars. Epo siç duket çdo gjë mes tyre është...

Mbreti ka një mbretëreshë të re, Noizy dhe Era Istrefi sjellin "Ama"...

Ndërsa temperaturat po ngrihen, muzika nuk mbetet pas, duke premtuar një verë të nxehtë për adhuruesit e ritmeve. Të fundit që po i shtojnë zjarrin sezonit janë Noizy dhe Era Istrefi. Para rreth një muaji, postimi i fundit në Instagramin e Noizyt hodhi dyshimet se ai dhe Era Istrefi do...