Luar është një këngëtare, tekstshkruese dhe pianiste e njohur. Në moshën 6-vjecare ajo nisi të studionte piano, të cilën e praktikoi deri në moshën 14-vjecare. Para se të niste karrierën “solo”, ajo ka marrë pjesë në disa festivale me motrëm e saj, Olesia Arani.
Ajo u bë e njohur për publikun falë bashkëpunimit, “Gjithmone”, me Flori Mumajesin, kur ajo ishte vetëm 16-vjec, një këngë që u bë hit edhe në Turqi. Që prej moshës 19-vjecare ajo u zhvendos në Berlin të Gjermanisë për të jetuar dhe punuar.