Jericho është grup artistësh i njohur, muzika e të cilëve është një shkrirje midis rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale etnike shqiptare, karakteristikë për rajonin e Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut. Jericho është një grup nga Prishtina, i formuar në vitin 1997. Antarët e grupit jane: Petrit Çarkaxhiu – Vocal & Rhythm Guitar, Leonard Canhasi – Solo Guitar, Suad Jamini – Bass Guitar dhe Visar Rexha – Drums. Përveç instrumenteve standarde rock, ata gjithashtu përdorin instrumentet orientale që janë gjetur në muzikën tradicionale shqiptare, të tilla si tupan, kavall dhe zurna. Tekstet e këngëve përgjithësisht janë të shkruara në dialektin gegë, që flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë Veriore, e përdorur edhe shumë shpesh në poezitë epike shqiptare. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.
Në vitin 1998, Jericho publikojnë albumin “Jericho Walls Ep”. Në vitin 2002, publikojnë albumin “Perendim A Lindje?”. Në Qershor 2003, ata marrin pjesë në VFM 2003 me këngën “Zgjohu”. Dy vite më vonë Jericho marrin pjesë në VFM 2005 me këngën “Tomlin E Nanes”. Në Maj 2010, Jericho marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën “Shkaba”. Pas një viti ata publikojnë videoklipin “Kanga Jonë”. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.
Më datë 22 Nëntor 2012, Jericho publikojnë videoklipin “Nentor i Ftohte”. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013. Më datë 14 Qershor 2014, Jericho publikojnë videoklipin “Albanian Rhapsody”. Dy vite më pas sjellin videoklipin “Kanga e Ashikëve”. Muzika e këngës u punua nga Petrit Çarkaxhiu, teksti u shkrua nga Petrit Çarkaxhiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Jericho. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.
Më datë 21 Mars 2019, Jericho publikojnë videoklipin “Ëndërr e Prerë”. Muzikën e këngës e ka bërë vetë solisti Petrit Çarkaxhiu, orkestrimin Trimor Dhomi, ndërsa vargjet janë ngazndxvxzcxfitt poezia e Dritëro Agollit. Në videon e këngës mund ta shohim edhe aktorin prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projektit muzikor. Në Maj 2019, Jericho marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar me këngën “Kanga e Ashikëve”. Më datë 7 Maj 2022, Jericho publikojnë videoklipin “Në garë për Qeveri”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petrit Çarkaxhiu. Më datë 29 Qershor 2023, Jericho publikojnë videoklipin “Ali Pasha i Janinës”.