Një këngë e vjetër e jugut për liderin e shekullit 18 të Shqipërisë së Jugut është rikthyer në një version modern me muzikë rok. Grupi i njohur Jericho ka sjellë për publikun këngën “Ali Pasha i Janinës”.

Teksti i këngës është krijuar nga këngët e vjetra folklorike shqipe “Koka në Stamboll” dhe “Janinës ç’i panë sytë”. Muzika përmban variacione dhe orkestrime të përpunuara të muzikës instrumentale dhe vokale iso-polifonike të Shqipërisë së Jugut, interpretuar fillimisht nga “Grupi polifonik i Lapardhasë”.

Petrit Çarkaxhiu, i cili kohët e fundit ka lançuar këngë solo, duket së i është kthyer përsëri grupit të tij. E në fakt ky projekt goditi menjëherë duke lënë mbresa tek publiku.

“Ali Pasha i Janinës” padyshim që është tanimë një nga këngët më të veçanta në klasifikimin e “The Top List”. Jericho renditen këtë javë në vend të katërt të listës.