# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ibro Deli

Ibro Deli u lind më 05.02.1998 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vitin 2016 Ibro është zgjedhur nga revista italiane “Style Leaked” për stilin unik të tij, saktësisht si një nga pesë meshkujt e Evropës që ka stilin më interesant të syzeve. Ndërsa, nga revista amerikane “The Via Magazine” ai u komentua për fotot artistike duke e veçuar nga artistët tjerë shqiptarë.

Jo vetëm stili i tij ka qenë i vlerësuar ndërkombëtarisht. Revistat e njohura e kanë cilësuar atë si një nga artistët që do të sjell një frymë të re të muzikës në Ballkan. Ky konkludim erdhi pasi me 2017, Ibro publikoi videoklipin “Mos E Nal” me të cilën bëri bujë pikërisht për shkak të risive që ka sjellë. Ky projekt muzikor shënon rrugëtimin e ri për të, e që është depërtimi në industrinë muzikore.

Kënga “Mos e Nal” është kënga e parë nga një artist shqiptar që arriti të depërtoj në vendet aziatike. “Mos e Nal” arriti të futet në TOP 10 në toplistat e Kinës dhe pjesë e “YANDEX” në Rusi për shkak të klipit, ku artisti doli me një veshje shumë të veçantë që ngjante me ato aziatike. Projekti nuk gjendet më në platformat online për arsye të panjohura. Po ashtu, vlen të theksohet se revista londineze “The London Tree” ka shkruar një artikull të plot rreth artistit nga Kosova. Së fundi artisti ka sjell projekte të reja duke shfaqur visionin e tij artistik si “GATI”, “BASS”, “Tarabuk”, “HINI” dhe “Sonata”.

NEWS

Super hiti 'toksik' i Ibro Delit do t'ju shkundë kudo ku po e dëgjoni!

Ibro Deli është padyshim një nga artistët më unikë dhe plot stil që e dallon nga gjithë të tjerët. Madje disa vite më parë Ibro është zgjedhur nga revista italiane “Style Leaked” për stilin unik të tij, saktësisht si një nga pesë meshkujt e Evropës që ka stilin më interesant...

Jo vetëm "Toxic", por shumë projekte të tjera na presin së shpejti nga Ibro Deli!

Ibro Deli prej 6 vitesh merret me muzikë dhe numëron disa projekte muzikore, por nga ana tjetër njihet dhe si një artist multidimensional, tekstshkrues, këngëtar, dizenjues, krijon video dhe çdo gjë që lidhet me art. Ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Toxic” që është bërë...

Hera e parë kur një artist shqiptar arriti të depërtojë në vendet aziatike, një artist multidimensional si Ibro Deli…

Ibro Deli prej 6 vitesh merret me muzikë dhe numëron disa projekte muzikore, por nga ana tjetër njihet dhe si një artist multidimensional, tekstshkrues, këngëtar, dizenjues, krijon video dhe çdo gjë që lidhet me art. Kulmin e suksesit e ka arritur në moshën 17-vjeçare me këngën e parë “Mos e...

Ibro Deli rrëfen më shumë mbi "Sonata"!

I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin e “Lancio” në Top Albania Radio ishte Ibro Deli, një artist multidimensional, një tekstshkrues, këngëtar, dizenjues, i cili krijon koncepte muzikë, video dhe çdo gjë që lidhet me art. Dukshëm një artist me kuptimin e plotë të fjalës, Ibro foli për projektin...

Njihuni me Ibro Deli!

Ibro Deli u lind më 05.02.1998 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vitin 2016 Ibro është zgjedhur nga revista italiane “Style Leaked” për stilin unik të tij, saktësisht si një nga pesë meshkujt e Evropës që ka stilin më interesant të syzeve. Ndërsa, nga revista amerikane “The Via Magazine” ai...