Ibro Deli ka bërë një rikthim të fuqishëm me publikimin e këngës “A Thu”. Ky projekt e rikthen atë pas një periudhe të gjatë sërish në klasifikimin e “The Top List”.

Kishte kaluar një kohë mjaft e gjatë që kur Ibro kishte sjellë këngën e tij të fundit. Dhe duket se koha e duhur erdhi tashmë dhe mund të çmallemi me artistin.

“A thu” ka arritur të tregojë edhe njëherë tjetër stilin unik dhe të papërsëritshëm të Ibros. Me një ndryshim të vetëm, që në këtë këngë ai vjen me tone më të zbutura dhe romantike.

Klipi është i xhiruar në Barcelonë dhe këtë herë këngëtari vjen me një realizim disi më të thjeshtë nga sa jemi mësuar ta shohim. Ashtu siç është shprehur dhe ai, në “A thu” ka thurur vargje të shpirtit…