# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

G-Bani

Arban “Bani” Përlala, apo i njohur ndryshe me pseudonimin e tij GBani, ka lindur më 7 korrik 1981, në rrethin e Pukës. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e Rubiout të rrethit të Mirditës, nga ku dhe e kanë origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe që prej vitit 2006 banon në Suedi.

Emri i tij G-Bani vjen nga shkronja “G” që në anglisht është iniciali i fjalës Gold që do të thotë AR & BANI qe është shkurtimi i emrit të tij Arban. G-Bani u afirmua për publikun shqiptar në vitin 2004 si konkurues i edicionit të parë të festivalit muzikor Top Fest. Është gjithashtu i njohur për komunitetin shqiptar në Greqi për paraqitjet në serialin televiziv «Dheka lepta kirigma» (Dhjetë minuta predikim) – Mega Channel (2001) dhe në dokumanterin televiziv «Mikres Odhisies» (Odise të vogla) – ET1 (2006).

G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishte grupi shumëkombësh Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare) ose R.R.M. Ky grup u krijua nga ai në vitin 1997 dhe në vitin 2000 përbëhej nga shqiptarë (G-Bani, Mj-Xhelo), grekë (Zetel, RG) dhe afrikanë (Dogman, Shrowdog).

NEWS

Legjenda G-Bani, vjen në “The Top List” për herë të parë!

Arban “Bani” Përlala, apo i njohur ndryshe me pseudonimin e tij G–Bani, ka lindur më 7 korrik 1981, në rrethin e Pukës. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e Rubiout të rrethit të Mirditës, nga ku dhe e kanë origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe që prej vitit...