# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dj Iljano

Ylli Shahaj, i njohur si DJ Iljano, është DJ profesionist si dhe producent muzikor. Iljano lindi në Vlorë më 09.11.1990 dhe bëri debutimin e tij të parë në vitin 2006, kur ai dhe disa miq të tij krijuan labelin e quajtur “Baba Records”. Gjithashtu, në vitin 2006, Iljano filloi eksperiencën si DJ në festa dhe party-t e miqve të tij. Në vitin 2007, Iljano debutoi si producent, duke krijuar këngën e tij të parë në bashkëpunim me grupin The Neighbours, të titulluar “Pa Ty”. Pas disa bashkëpunimeve dhe krijimeve për artistë të ndryshëm, Iljano realizoi një tjetër këngë në bashkëpunim me një nga MC-të më të njohur të momentit në Ballkan, të quajtur MC Robinho. Kënga titullohej “Nights of Love”. Ky bashkëpunim ishte një përvojë e re për Iljanon dhe, pas pesë muajsh, ai bashkëpunoi sërish me një tjetër artist të njohur nga Rumania, të quajtur Tony Ray. Në vitin 2010, Tony Ray ishte mjaft i njohur si producent muzikor në Ballkan dhe, së bashku me DJ Iljanon, krijuan këngën “More and More”. Gjithashtu, në vitin 2010, ai mori pjesë në konkursin për DJ “Verë 2010 Performance DeeJay”, ku triumfoi në natën finale me çmimin “Radio Deejay”. Në vitin 2011, Iljano krijoi një këngë të re së bashku me këngëtaren shqiptare Sabina Dana. Kënga u titullua “Motivi Je Ti” dhe u shoqërua me videoklipin zyrtar. Një vit më vonë, në vitet 2011-2012, ai mori pjesë si producent muzikor në Top Fest dhe Kënga Magjike me artistët Denis Hasa dhe Himena Ymeri. Në të njëjtën kohë, Iljano vazhdoi të prodhojë muzikë dhe njëkohësisht të performojë si DJ profesionist në klubet dhe lokalet më të njohura të Tiranës, Kosovës, Francës etj. Një nga sukseset e tij më të mëdha është ai i vitit 2020, kur së bashku me DJ-n e njohur rumun, DJ Dark, krijuan cover-in e këngës së njohur serbe “Lane Moje”, e cila numëron mbi 350 mijë kërkime në Shazam, u rendit në Top 5 si një nga këngët më të dëgjuara në Turqi për tre muaj rresht, dhe u rendit në vendin e 41-të në “Shazam Global House Chart” si një nga këngët më të kërkuara. DJ Iljano numëron mbi 100 këngë të realizuara me artistë shqiptarë dhe të huaj, ndër të cilët mund të përmendim: Vesa Luma, Naser Berisha, Fatjeta Barbullushi, Stine, Evi Reçi, Irkenc Hyka, Ermal Fejzullahu, Big Basta, DJ Dark, Tennebreck, etj. Ai numëron mbi 25 milionë dëgjime në të gjitha platformat muzikore dhe, aktualisht, është një nga DJ-t më aktivë të momentit, me projekte muzikore çdo muaj.

NEWS

Plot energji dhe funny, Dj Iljano dhe Big Basta me një super projekt që po kthehet në hit!

Dy emra të njohur të skenës shqiptare kanë bashkuar energjitë në një projekt të ri. DJ Iljano dhe Big Basta kanë publikuar këngën “Ndal Policia”, një bashkëpunim që ndërthur ritmet moderne me stilin karakteristik të secilit artist. Kënga vjen me një atmosferë energjike dhe ritëm që të fton të lëvizësh...

Dj Iljano dhe Vserlo, bashkëpunimi surprizues që nuk e dinim që na nevojitej!

Kjo javë sjell një në klasifikim një bashkëpunim të ri që premton të tërheqë vëmendjen e publikut. DJ Iljano dhe Vserlo bashkojnë forcat në projektin e tyre më të fundit, “Loving You”. Ky produksion sjell një kombinim të freskët mes ritmeve moderne elektronike dhe melodive të ngrohta vokale, duke krijuar...

DJ Iljano rikthehet plot energji me një himn për Afrikën!

DJ Iljano vjen me një publikim të ri që shkon përtej kufijve të zakonshëm të muzikës elektronike. “I Am Africa” është një këngë që ndërthur ritmet moderne me frymën e thellë dhe të lashtë të kontinentit afrikan, duke krijuar një eksperiencë që ndihet po aq fizike sa edhe emocionale. Që...

Yll Limani, Egli Tako, Noizy dhe Dj Iljano, artistët me më shumë këngë në listë!

Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen? Yll Limani e kryeson këtë listë me plot...

Ylli Polar i DJ Iljanos dhe Besës…

Klasifikimi i “The Top List” për këtë javë vjen këtë herë me një bashkëpunim që tërheq vëmendjen që në dëgjimin e parë. DJ Iljano dhe Besa sjellin këngën e tyre më të re, “Ylli Polar”, një projekt që ndërthur me finesë ritmet elektronike bashkëkohore me vokalin karakteristik të Besës. DJ...

Rikthimi i këngëve të vjetra, DJ Iljano: “Muzika sot është shterpë, po bëhet biznes…”

I ftuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë Ylli Shahaj, i njohur artistikisht si DJ Iljano. Ai është DJ profesionist dhe producent muzikor shqiptar. i cili nisi rrugëtimin e tij në muzikë që në vitin 2006, kur së bashku me disa miq krijoi...

Nuk do ta besoni kush debuton në "The Top List", Dj Iljano sjell në klasifikim Kozma Dushin!

Dj Iljano është një nga artistët që i shtohet këtë javë listës së Top Awards. Por ai nuk vjen vetëm… Dj Iljano vjen për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”, jo me një, por me dy projekte të reja. Ai ka arritur që të sjellë në një...