# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bleona Qereti

Bleona Qereti, e njohur me emrin e artit thjesht Bleona, është një këngëtare, sipërmarrëse dhe aktore shqiptaro-amerikane. E lindur në Korcë, Bleona ka nisur të këndojë që në moshën 5-vjecare. Pavarësisht se prindërit e saj kanë qënë kundër dëshirës së Bleonës për të ndjekur muzikën, ajo nuk u ndal. Në moshën 14-vjecare, ajo fitoi audicionet dhe ishte një ndër këngëtaret kryesore të Teatrit Sampa në Elbasan.

Bleona arriti të bëhej mjaft e njohur për publikun shqiptar që prej publikimit të këngës së saj të parë, “Lermeni” në vitin 1996.

Që prej vitit 2009-të, Bleona është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, ku ka punuar me producentë të njohur si Timbaland, Rodney Jerkins, David Foster.

Bleona ka luajtur gjithashtu disa role në filma të ndryshëm, qofshin ato të huaj apo shqiptarë. Së fundmi përmendin pjesëmarrjen e saj në filmin “Falco” të Bes Kallakut.

NEWS

“Globalizimi i muzikës shqiptare në botë…”/ Bleona zbulon arsyen se pse zgjodhi të risjellë “Stani” me origjinalitetin e saj!

E ftuar sot në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale. Bleona ka treguar me detaje edhe se si ka ardhur kjo iniciativë për të pas gjithë këtyre viteve karrierë mjaft të suksesshme në fushën e muzikës. Iniciativa ka ardhur si pasojë e zhvillimit tim si artiste nuk kam ndërmend...