# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

BimBimma

Burim Kursani, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit si BimBimma, ka lindur më 23 Mars 1983 në Prishtinë. Interesi i tij ndaj Hip-Hop-it u shfaq që kur ishte në moshën 14-vjeçare, në vitin 1997. I ndikuar edhe nga rrethanat e jetesës, në tekstet e këngëve të tij gjenden pjesë nga realiteti i jetës në Kosovë.

BimBimma filloi të njihej më së shumti rreth vitit 2000 për shkak të bashkëpunimeve me artistë të kohës të skenës së Hip-Hop-it. Por suksesin e vërtetë e arriti si pjesë e grupit që ndryshoi përgjithmonë rrjedhat e Hip-Hop dhe kulturës në Kosovë, grupi “NR”. Pas ndarjes me grupin, BimBimma vazhdon të japë kontributin e tij duke marr pjesë nëpër festivale lokale dhe ndërkombëtare, duke u angazhuar me projekte që kan të bejnë me Hip Hop dhe duke bashkëpunuar me artistë vendas dhe të huaj.

Një ndër personat me të cilët ka bashkëpunuar dhe përfaqësuar Kosovën në aktivitetet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare është Dj Flow. Performanca e parë e BimBimma dhe DJ Flow ka qenë në qershor të vitit 2009 ne Berlin, Gjermani, si pjesë e projektit “Hotel Prishtina”, projekt i cili promovonte kulturën kosovare ne Gjermani. Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në projekte të tjera në Holandë, si “Piece for Peace”.

NEWS

Trazohet Top 5, por kreu nuk ndryshon!

Ndryshime të mëdha për sa i përket Top 5 edhe për këtë herë. Renditja e kësaj jave na ka surpizuar disi. Arilena Ara ka arritur që të rrëmbejë fronin edhe për këtë javë me baladën e saj “Ke me mungu”. Vendi i dytë për këtë javë ka shkuar për Killuan me...

Çfarë jave, ndryshon çdo gjë në krye!

Këtë javë jemi përballur me surpriza të mëdha për sa i përket klasifikimit në “The Top List”. Kreu i kësaj jave shkoi për baladën e ndjerë të Arilena Arës, të titulluar “Ke me mungu”, e cila bëri debutimin në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare vetëm javën që...

Shpat Deda ngacmon sërish me një këngë hit kësaj here me Bimbimma!

Shpat Deda ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me BimBimma, të titulluar “N’dikon ndikon”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë është diçka më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. “N’dikon ndikon” është një projekt që përmban mesazhe të...

BimBimma ndër dekada, arstisti i bashkohet "Top Awards"!

Burim Kursani, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit si BimBimma, ka lindur më 23 Mars 1983 në Prishtinë. Interesi i tij ndaj Hip-Hop-it u shfaq që kur ishte në moshën 14-vjeçare, në vitin 1997. I ndikuar edhe nga rrethanat e jetesës, në tekstet e këngëve të tij gjenden...