# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ari Blue

Ariana apo ndryshe siç njihet me emrin e saj të artit, Ari Blue, ka lindur në vitin 1994. E re dhe shumë entuziaste në punën e saj si këngëtare, Ariana Plakiqi ose ndryshe Ari Blue jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë.

Pasioni i saj për muzikën ka nisur kur ajo ishte ende në një moshë fare të re. Talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj, e cila më herët këndonte dhe ishte aktive me koncerte, bënte këngë popullore, videoklipe, etj.

Mamaja me zërin dhe pamjen e saj, bëri që Ari të dashurohej dhe më shumë pas muzikës. Dhe këtu lindi gjithçka në karrierën e saj.

Deri më tani ka realizuar disa projekte që kanë rezultuar të suksesshme. Në vitin 2015, Ari publikon projektin “M’kujton”, me të cilin merr pjesë në “Zhurma Show 2015”. 

Në po atë vit, ajo sjell “Hajde Ma Ngat”. Një vit më vonë publikon projektin “A Jena A Sjena”, me të cilin merr pjesë në “Zhurma Show 2016”. Në vitin 2017, artistja sjell këngën “So Problem”. 

Më pas vjen “Adrenalina” dhe “Liar”, këngë e cila hyri dhe në klasifikimin e “The Top List” në vitin 2018. “Ti” është projekti që e risjell atë më fuqishëm se kurrë në Top Awards. 

NEWS

“Ti” e Ari Blue na ngjasoi pak me këngën e Kanye West…

Këngëtarja Ari Blue ishte një nga banoret e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”. Tashmë, pak pasi mbaroi këtë aventurë televizive e cila për të fatkeqësisht ishte jetëshkurtër, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga e saj e re mban titullin “Ti”, të cilën...

Pas ”Big Brother VIP”, Ari Blue rivjen në ”The Top List”!

Ariana apo ndryshe siç njihet me emrin e saj të artit, Ari Blue, ka lindur në vitin 1994. E re dhe shumë entuziaste në punën e saj si këngëtare, Ariana Plakiqi ose ndryshe Ari Blue jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë. Ariana ka qenë një...