# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Arbanna

Arbanna ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Itali nga mosha 3 deri 13 vjeçe. Dhe tashmë prej 12 vitesh jeton në Bayern të Gjermanisë. Që nga femijëria ka marrë pjesë në festivale shkollore me aktrim dhe këndim, po ashtu ka qenë edhe në school-bands. Që nga viti 2020, Arbanna merret me muzikë më profesionalisht. Projekti i saj i parë ka qenë “I theve premtimet“ në vitin 2021. Bashkëpunimi me Bleron është projekti i saj i tretë, por bashkëpunimi i parë deri më tani. Arbanna ka përfunduar studimet në Gjermani dhe momentalisht është e punësuar në Ministrinë e Financave.

NEWS

Arbana na zbulon më shumë mbi karrierën e saj artistike!

E ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, ishte këngëtarja më e re në tregun tonë, Arbana, e cila u bë e njohur për publikun nga bashkëpunimi me Bleron edhe pse numëron tre këngë në repertorin e saj. Por, Arbana edhe pse ka zgjedhur ta ushtrojë në tregun tonë muzikor...

Njihuni me 3 ngjitjet më të mëdha të javës në klasifikim!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilat këngë janë rritur në renditje… “Amore” nga Blero dhe Arbanna ka vetëm dy javë në klasifikim dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Këtë javë ky projekt është rritur...

Njihuni me Arbanna, bashkëpunëtorja e re e Bleros!

“Amore” mban titullin një nga projektet më të reja që ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë, që erdhi si bashkëpunim i Bleros dhe Arbanna. Teksa Blero është një emër mjaft i njohur në muzikë, le të njihemi pak më shumë me Arbanna… Arbanna ka lindur në...

Arbanna, vjen me një bashkëpunim me Bleron?! Jo ajo që mendoni ju...

Blero rikthehet sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe goxha të gjatë mungese. Këtë herë ai ka sjellë një tjetër bashkëpunim me një artiste të re, Arbanna. “Amore” titullohet projekti i tyre i përbashkët që solli sërish Bleron në klasifikim dhe që futi për herë të parë...