# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Antonia

Antonia Clara Iacobescu ka lindur më 12 prill 1989, në Bukuresht, Rumani, por u shpërngul me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën pesë vjeçare. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Utah dhe kultura amerikane ndikoi fuqishëm në stilin e saj muzikor. Ajo mbaroi shkollën e mesme në Las Vegas, Nevada dhe i hyri botës së modelingut. Antonia ka marrë pjesë në qindra fotosesione për katalogë dhe ka bashkëpunuar me agjenci amerikane si Lenz dhe Ford Models. Në vitin 2013, ajo lançoi edhe linjën e saj të veshjeve të quajtur MOJA. Në moshën 18-vjeçare Antonia u kthye në Rumani me familjen e saj. Në vitin 2009 ajo u takua me producentin rumun Tom Boxer nëpërmjet një miku që e kishte dëgjuar duke kënduar. Pasi të dy u takuan, Antonia dhe Tom krijuan këngën e tyre të parë të njohur si “Roses on Fire”. Në vitin 2011, ajo publikoi një single të titulluar “Pleacă” me grupin Vunk. Në mesin e verës së vitit 2012, Antonia publikoi këngën promovuese “I got you” dhe single “Jameia”, kjo e fundit duke zënë vendin e 5-të në Rumani. Pas lindjes së fëmijës së saj të parë, Antonia iu rikthye muzikës si këngëtare solo. Ajo publikoi “Marionette”, shkruar nga producenti holandez dhe Afrojack. Më 17 Prill 2015, Antonia publikoi albumin e saj debutues “This Is Antonia” përmes labelit rumun Roton.

NEWS

Ja këngët që e kanë mbajtur më gjatë kreun pa ndërprerje! 

Për 376 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë. Prej kaq javësh “Top Awards”, përmes “The Top List” ka shpallur klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, ku publiku falë votave të tij tregon se cilat...

Ja kush e ka mbajtur kreun më shumë në muajin e fundit të vitit që nga fillimi! 

Vitit 2022 sapo po i vjen fundi, edhe pse le ta pranojmë se ka ikur ‘sa hap e mbyll sytë’. Fundja, e si mund të ndodhte ndryshe kur e kemi shoqëruar çdo ditë të vitit nën tingujt e këngëve më të mira shqiptare. Teksa vëmendja mbetet ende tek projektet muzikore,...

Cilët janë Gran Error dhe Antonia, bashkëpunëtorët e Elvana Gjatës tek "Clap Clap"?!

Elvana Gjata vazhdon të korrë sukses jo vetëm në Shqipëri, por duke hedhur hapa galopantë edhe në tregun ndërkombëtar. Duket se kjo periudhë ka qenë mjaft e frytshme për të duke sjellë shpesh projekte të reja. E ndoshta më i veçanti është dhe ky i fundit, që erdhi si bashkëpunim...