Arilena Ara padyshim që është një nga artistet që e kemi parë teksa rritet artistikisht dita-ditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i këngëtares po e shndërron atë në një artiste që vërtet nuk njeh kufij.

“A Live Night” ka premierën e tij këtë të shtunë, më 30 Prill në orën 21:00. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards. Artistja e parë që do të performojë është Arilena Ara.

Nga fotografitë paraprake të postuara në Instagram, mund të shohim vetëm pak nga ajo që do të presim nga Arilena. Me vokalin e saj dhe performancat e zjarrta, një gjë është e sigurtë, Arilena do t’i vërë flakën skenës së “A Live Night”.

Përveç se një intervistë shumë personale, që nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë, do të shohim dhe një anë tjetër të artistes që jo të gjithë e njihnim. Arilena do të performojë gjithashtu dhe një sërë këngësh të sajat. Ato që e kanë identifikuar atë si artiste dhe që e bënë të korrë një sukses të papërsëritshëm. Po ju zbulojmë vetëm disa prej tyre…

E gjallë

Thirr policinë

Dance Me

Ke me mungu

Nëntori