Arilena Ara na ka bërë të dashurohemi, qoftë me zërin e saj, interpretimin e ndjerë apo tekstin e zgjedhur për këngën e saj të re. Ajo ka publikuar projektin e saj më të ri që është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë.

Teksa së fundmi Arilena Ara është angazhuar edhe në televizion, pasionin e saj më të madh, muzikën padyshim na tregon vazhdimisht se nuk mund ta lë pas. Surpriza më e fundit e artistes për ndjekësit është “Dashuria ime” dhe mund të themi se për këto ditë të ftohta dimri është shumë ‘e qëlluar’.

“Dashuria ime” di si të rrëqethë dhe jo më kot arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë dëgjuesve. Fundja të gjithë jemi ’të thekur’ për pak romancë dhe dashuri.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Timo Flloko nga vargjet e të cilit i është dhënë jetë këtij projekti dhe emocioni që përcillet nga interpretimi i Arilenës do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruar edhe nëse nuk jeni. “Daahuria ime” renditet në vend të 10-të të listës.