Arilena Ara padyshim që është një nga artistet që e kemi parë teksa rritet artistikisht dita-ditës. Suksesi i jashtëzakonshëm i këngëtares po e shndërron atë në një artiste që vërtet nuk njeh kufij.

Arilena pati një ‘boom’ me “Pop Art”, festivalin e mbajtur nga ajo, por edhe albumin me të njëjtin titull. Duke filluar nga bashkëpunimet e deri tek projektet solo, viti 2021 ka qenë i larmishëm për Arilenën.

Teksa Arilena ka shkëlqyer në çdo projekt të sajin, tashmë është koha që ta shohim edhe në një tjetër fushë përveç muzikës. Arilena Ara do ta sprovojë veten dhe si moderatore.

Ajo do të jetë pjesë e emisionit më të ri “Piranjat” dhe ne jemi të sigurtë që do të shkëlqejë ashtu si në çdo projekt tjetër të saj. Nëse ju kishte munguar ndopak ajo, tani do të kemi mundësi që bukuroshen ta shohim më shpesh si pjesë të ekranit.