E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio në një lidhje telefonike ishte këngëtarja shumë e dashur Arilena Ara. Arilena zbuloi detaje shumë interesante lidhur me “Pop Art Festival”.
Ajo tregoi se është diçka shumë më e madhe se një album apo festival, është një brand, një gjë që do të ketë jetëgjatësi.
Do të ketë surpriza… Kam një energji të akumuluar prej dy vitesh, do lë zemrën dhe energjinë time atje…
Por çfarë do të jetë ekzaktësisht “Pop Art Festival”?!
Data 19 nëntor, ora 19:00 do të kalojë përtej pritshmërive. Do të jetë një festë shumë e bukur, do mundohem të jap një nga performancat më të mira… Një natë e paharrueshme! E nisim me zemrën tonë Tiranën, por do të vazhdojë edhe në qytete të tjera. Është nje festival, jo thjesht një koncert.
Pse pikërisht në këtë datë?! A ka një rëndësi të veçantë koha për Arilenën apo është gjithçka rastësore?!
Ky muaji nëntor ka shënuar histori padashur. Do e bënim turin në shtator por në pamundësi të kohës fizike dhe për shkak të projekteve që kemi erdhi në nëntor.
Arilena i është përgjigjur thashethemeve rreth pjesëmarrjes së mundshme të këngëtares Dafina Zeqiri dhe arsyes se pse përfundimisht artistja nuk do të jetë pjesë.
Dafina ka qenë një nga të ftuarat e para, por nuk po menaxhonim dot datat.
Arilena qëndron në klasifikimin e “The Top List” me tre projekte njëkohësisht, “Thirr policinë” me Dafina Zeqirin në vend të 41-të, “Aligator” në vend të 49-të dhe “Ke me mungu” në vend të 50-të.