Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi të ndjekim emisionin më të ri, “A Live Night”. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë është Arilena Ara, të shtunën, 30 Prill, në orën 21:00!

13 episodet e “A Live Night” sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Nga fotografitë paraprake të postuara në Instagram, mund të shohim vetëm pak nga ajo që do të presim nga Arilena. Me vokalin e saj dhe performancat e zjarrta, një gjë është e sigurtë, Arilena do t’i vërë flakën skenës së “A Live Night”. Edhe fare pak ditë kanë mbetur për të zbuluar më shumë. Ne mezi po presim…