Viti 2018 ka nisur mjaft mirë për këngëtaren e njohur Argjentina Ramosaj, e cila ka publikuar tre projekte muzikore brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Me dy bashkëpunime dhe një këngë “solo”, Argjentina ka mundur të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Projekti i saj “solo”, “A ma jep”, i cili ka rreth 4 javë që është bërë pjesë e “The Top List”, vazhdon të jetë ende të jetë në klasifikim, ku për këtë javë renditet në vendin e 99-të, nuk humbur 10 pozicione nga java e kaluar.

Ndërsa kjo javë ka rezultuar fatale për bashkëpunimin e saj me Vig Poppa-n, “Bad Boy”, duke mbetur jashtë renditjes.

Pavarësisht kësaj, një tjetër këngë e Argjentinës i është shtuar listës zyrare të “Top Awards” dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e artistes me Seven, “Pa ty”. Kjo këngë ka rezultuar mjaft pozitive që në momentin e parë të publikimit, e cila jo vetëm është futur në listë por është renditur mjaft mirë. Falë mbështetjes së fansave, ky bashkëpunim për këtë javë mban vendin e 76-të.

https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ