Këngëtarja me origjinë nga Kosova qëlloi në shenjë kur publikoi në mars të vitit të kaluar, projektin e saj “Pse”.

Pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga muzika, kjo këngë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe është pjesë e “The Top List” prej 29 javësh.

Argjentina rikthehet sërish me një projekt të ri të quajtur “Hush” (hesht) i cili ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe fansat e saj. Kjo prurje, e cila momentalisht nuk shoqërohet me një videoklip, vjen në bashkëpunim me producentin Donat Prelvukaj i shtëpisë diskografike “Cricket Music”.

“Hush”, teksti i së cilës është shkruar nga Ylli Limani, është një ndër hyrjet më të reja të “The Top List” e cila për këtë javë mban vendin e 18-të.