Ardit Çuni rikthehet pas një periudhe të gjatë në “The Top List”, këtë herë me një bashkëpunim. Ai ka bashkuar forcat me Florian Tufallari, një emër i ri në listë, për të sjellë “Duje”.
Florian Tufallari bën debutimin e parë në muzikë në vitin 2015 kur publikon “Shpirti im”. Më pas, pas 3 vitesh, ai sjell “Ku je”. Po në vitin 2018, Florian publikon “Te du o zemër” dhe “U bë vone”, në bashkëpunim me Alida & Dj Gersy, “Fryma ime”, në bashkëpunim me Grazia.
Në vitin 2019, artisti vjen me “Ndjej”, “Diamanti im” me Ilir Tironsi. Viti pasues ishte mjaft i suksesshëm për Florian, i cili sjell “Mexicana”, “Sytë e tu”, “Panamera”, “Ti ke lind për qejf”, “Të dua ty”, “Do ta djegim”, “Xhamajkane”, “Tik Tok”, “Fiksimi”, “Jena Nda”.
Florian Tufallari nuk u ndal së bëri muzikë dhe nga viti 2021 e deri në 2024, numëron më shumë se 42 projekte muzikore. Megjithatë, bashkëpunimi i tij me Ardit Çunin, “Duje” bëri që ai të vinte për herë të parë në “The Top List”.